Ti sapo u lute për të pranuar Jezu Krishtin.
Ti i kërkove Atij të vinte në jetën tënde. Kjo do të thotë se Jezusi është këtu me ty — duke ofruar miqësi personale për pjesën tjetër të jetës tënde. Ti je fëmijë i Perëndisë — pjesë e familjes së Tij!
Kur vendosim të ndjekim Jezusin, ne rilindim. Kjo nuk është vetëm një biletë për në Parajsë. Është një formë sjellje — ti i jep Perëndisë, Krijuesit të universit, mundësinë të të ndryshojë plotësisht.
Ti nuk je i vetëm në këtë rrugëtim. Jezusi është Perëndia ynë dhe Udhëzuesi ynë. Biri [Jezu Krishti] është shëmbëllimi i Perëndisë së padukshëm (Kolosianëve 1:15).
A e beson dot — Perëndia na bëri të ngjashëm me Të? Në vetvete, mund ta kemi lëmsh jetën—por Perëndia që ju krijoi juve ka krijuar një mënyrë që ju të transformoheni. Të jetosh dhe të duash porsi Jezusi është mënyra më e lumtur e jetesës.
Do të më pëlqente të të tregoj pak mbi historinë time—dhe të dëgjoja më shumë për tënden!
Në gjysmën e parë të jetës sime, kisha frikë nga vdekja pa pasur jetuar ndonjëherë me të vërtetë. A je ndjerë ndonjëherë në këtë mënyrë?
Doja lavdi, dashuri dhe fuqi. Doja jetën që media po më shiste—seks, ushqim dhe këto me bollëk madje. Doja të ngrihem mbi të zakonshmen dhe të kënaqesha me gjithçka që më bënte të ndihem mirë.
Ndihesha krejt bosh brenda.
Teksa rritesha, prindërit e mi shpesh më thoshin se Jezusi ofron jetë. Por jo thjesht çdo jetë—jetë me bollëk. Vetëm kur isha 27 vjeç këto fjalë filluan me të vërtetë të kishin kuptim për mua.
Në një kryqëzatë të madhe të krishterë në Xhamajka, babai im predikonte dhe zemra ime filloi të digjej brenda meje. Së fundi, vendosa në zemrën time se doja këtë jetë me bollëk që Jezusi ofron. Unë doja Jezusin. Doja të bëhesha i ri.
I thashë Perëndisë: Do të ndaloj së përdoruri alkool dhe drogë. Do të shkoj madje edhe në kishë!
E dija se kisha nevojë t’i tregoja gjithashtu një miku. I thashë mikes sime të re (dhe që tani, është gruaja ime), Wendy. Ajo ishte e entuziazmuar për mua dhe më tha se ajo ishte lutur për mua. (Nëse ende nuk e ke bërë, a ka një të krishterë në jetën tënde të cilit ti mund t’i tregosh për vendimin tënd? Lëre atë të të festojë dhe të të mbështesë gjithashtu!)
Tani është radha jote—a do të prezantosh veten?
Ti mund të ndash sa më shumë ose aq sa dëshiron. A ishte kjo hera e parë që ti e bëre atë lutje? Apo po rithehesh tek Jezusi pasi ishe larguar nga besimi? Si ndihesh për vendimin tënd? Nga je? Ka kaq shumë për të mësuar për ty!